• e martë, 24 dhjetor 2024

Mundësi të reja “biznesi”, ofrimi i shërbimeve të reja përmes IKT-së për trafikimin e qenieve njerëzore, grabitqarët me fitime të larta dhe rreziqe të ulëta

Mundësi të reja “biznesi”, ofrimi i shërbimeve të reja përmes IKT-së për trafikimin e qenieve njerëzore, grabitqarët me fitime të larta dhe rreziqe të ulëta

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) – Teknologjitë e reja informatike dhe të komunikimit (TIK) po krijojnë me shpejtësi një treg global për trafikimin e qenieve njerëzore (TQNJ), tërheqës si për aktorët kriminalë për shkak të shkallës së lartë të fitimit dhe shpenzimeve të reduktuara, ashtu edhe për kërkuesit, rreziku i të cilëve, përmes TIK dhe TQNJ kryesisht "seksi kibernetik", është shumë i ulët.

Serioziteti i kësaj forme gjithnjë e më të zhvilluar të trafikimit të qenieve njerëzore pasqyrohet edhe në Raportin e Fondit të UNICEF për Mbrojtjen e Fëmijëve, sipas të cilit aktualisht janë 750.000 grabitqarë /pedofilë që kryejnë “gruming” (grooming) në internet.

Ekzistojnë 4.000.000 faqe interneti ku postohen fotografi të fëmijëve të abuzuar seksualisht (madje edhe foshnjave), ndërsa çdo ditë postohen 200 fotografi të reja të fëmijëve të abuzuar seksualisht.

"Vlerësohet se 100.000 fëmijë janë viktima të grabitqarëve onlajn, qëndron në raportin e Fondit të UNICEF-it për mbrojtjen e fëmijëve.

Fitimi i paligjshëm, nga ana tjetër, që për vete e sigurojnë grabitqarët në internet përmes abuzimit seksual të fëmijëve arrin në 20 miliardë dollarë në vit.

Po përgatitet Udhëzues për TIK dhe trafikimin e qenieve njerëzore në Maqedoninë e Veriut

Teknologjitë e reja dhe ndikimi i tyre në trafikimin e qenieve njerëzore ishin temë diskutimi për faktorëve kryesorë në Maqedoninë e Veriut në tryezën e rrumbullakët të mbajtur para do kohë në Shkup të organizuar nga Zyra e programit e Këshillit të Evropës në Shkup.

Në prill të vitit 2022, grupi i ekspertëve të Këshillit të Evropës për veprim kundër trafikimit të qenieve njerëzore (GRETA) publikoi një raport mbi trafikimin online të qenieve njerëzore të ndihmuar nga teknologjia (https://rm.coe.int/online-and-technology-facilitated-thb-mkd/1680ac0369). Me të është bërë analizë e thelluar për atë se si teknologjitë informatike dhe të komunikimit (TIK) ndikojnë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bazuar në prova të mbledhura në mënyrë sistematike nga shtetet që kanë ratifikuar Konventën për veprim kundër trafikimit të qenieve njerëzore, sektori joqeveritar dhe kompanitë e teknologjisë.

Duke marrë parasysh rastet e fundit të trafikimit të fëmijëve të ndihmuar nga TIK që janë zbuluar dhe hetuar në Maqedoninë e Veriut, projekti "Forcimi i aktiviteteve antitrafikuese në Maqedoninë e Veriut" i Këshillit të BE-së ka dalluar nevojën për një kuptim më të thellë të keqpërdorimit të TIK nga trafikantët për të rekrutuar viktima, duke përfshirë fëmijët, si dhe përdorimin proaktiv të teknologjive të reja për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Në këtë kornizë, projekti mbështeti përgatitjen e "Udhëzuesit për TIK dhe trafikimin e qenieve njerëzore në Maqedoninë e Veriut" nga OJQ "Impetus", njoftuan nga Zyra e programit e Këshillit të Evropës në Shkup.

Për të diskutuar gjetjet e këtij raporti, 23 përfaqësues nga institucionet në Maqedoninë e Veriut të ngarkuar me hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e krimeve të trafikimit njerëzor, nga sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare u takuan në Shkup.

"Ekziston një nevojë e madhe për arsimim digjital për përdorimin e mediave sociale për fëmijët dhe prindërit e tyre. Fëmijët duhet të dinë të mbrojnë veten në mënyrë që të parandalojnë rastet e trafikimit onlajn të fëmijëve", shprehet Svetllana Cvetkovska, koordinatore e Mekanizmit kombëtar të udhëzimit në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët potencuan nevojën për aktivitete edukative dhe informative mbi TIK dhe trafikimin e qenieve njerëzore, jo vetëm për ekspertët e fushës, por edhe për publikun e gjerë, median dhe veçanërisht fëmijët. Ata besojnë se nevojitet më shumë specializim dhe kapacitet teknik për të monitoruar zhvillimin e teknologjisë dhe për ta luftuar në mënyrë efektive këtë krim.

Bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për luftimin efektiv të trafikimit të qenieve njerëzore të lehtësuar nga TIK, pasi teknologjitë e reja lejojnë trafikantët e motivuar nga fitimi të arrijnë tregjet globale dhe të fshehin me sukses gjurmët e këtij krimi të tmerrshëm", thuhet në kumtesën nga Zyra e programit e Këshillit të Evropës në Shkup.

Versioni përfundimtar i Udhëzuesit për TIK dhe trafikimin e qenieve njerëzore në Maqedoninë e Veriut do të ndihmojë aktorët lokalë në procesin e zbulimit dhe identifikimit të viktimave të rekrutuara dhe eksploatuara në internet dhe do të kontribuojë në përmirësimin e parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Tryeza u rrumbullakët u organizua si pjesë e programit të përbashkët BE-së dhe Këshillit të Evropës “Programi horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, faza III.

Krijohet një lloj i veçantë i klientelës që mund të gëzojë shërbimet e paautorizuara të viktimave pa kurrfarë pasojash

Lupço Markudov, ekspert në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në deklaratë për MIA-n shprehet se TIK ofron një mundësi për grabitqarët në internet për të rritur tregun për trafikimin e qenieve njerëzore, duke ulur rreziqet e kapjes nga autoritetet e ndjekjes penale. Ulja e rrezikut, e me këtë edhe përgjegjësisë, tërheq gjithnjë e më shumë persona për të drejtuar aktivitetet e tyre kriminale drejt trafikimit onlajn të qenieve njerëzore, duke krijuar një lloj të veçantë klientele që mund të gëzojë shërbimet e paautorizuara të viktimave pa kurrfarë pasojash.

Нови производи и технологии базирани на вештачка интелигенција постојано се појавуваат, а нивното влијание само ќе расте насекаде, вклучително и во банкарството.

"Trafikantët e qenieve njerëzore kanë mësuar të abuzojnë me teknologjinë për të zhvilluar dhe ofruar shërbime të reja pa kontakt, siç është tregtia e seksit kibernetik. Në këtë drejtim, teknologjia po përdoret për të krijuar një treg global ku klientët në një pjesë të botës mund të paguajnë për shërbimet e ofruara nga viktimat e shfrytëzuara në një pjesë tjetër të botës. Teknologjia gjithashtu lejon trafikantët të rrisin sasinë e informacionit në treg duke çuar në më shumë konkurrencë, qasje dhe efikasitet më të madh për blerësit dhe një rritje të përgjithshme të transaksioneve", thekson ai.

Vendi ynë nuk është imun ndaj kësaj forme gjithnjë e më të zhvilluar të eksploatimit të viktimave të trafikimit, siç dëshmohet nga rastet e fundit për të cilat informuan mediat.

Lidhur me ballafaqimin ose luftën kundër këtij, siç thuhet, "modus operandi" të ndryshuar të autorëve të krimeve të trafikimit të qenieve njerëzore me keqpërdorim të TIK, po bëhen përpjekje serioze nga Ministria e Brendshme për të vazhduar me ndryshimet dhe në këtë drejtim tashmë janë krijuar dhe funksionojnë njësi të veçanta dhe të specializuara. 

Децата со попреченост се особено ранливи на злоупотреба и трговија со луѓе поради возраста и попреченоста и во голема мера зависат од поддршката на возрасните во спроведувањето на механизмите

"Për fat të keq, deri më tani, nëpunësit policorë kanë pasur vetëm trajnime themelore për mjetet onlajn, por jo edhe specifike, të cilat do t'u mundësonin atyre të mbledhin informacione përmes burimeve të hapura, të monitorojnë faqe të caktuara të internetit (siç janë faqet e punësimit), por gjithashtu të fillojnë hetime fillestare proaktive. Për më tepër, duhet theksuar se ekziston një numër shumë i vogël i ekzekutuesve që janë të trajnuar dhe që kanë në dispozicion teknologjinë e duhur informatike në luftën kundër këtij lloji të krimit, në lidhje me nevojat në nivel kombëtar.

Kjo mangësi korrigjohet në njëfarë mase përmes bashkëpunimit të organeve hetimore me provajderë të caktuar në internet dhe duke dorëzuar kërkesa të arsyetuara tek administratorët e platformave ose portaleve të caktuara", sqaron Markudovi.

Ai është decid se mbetet fakti që duhet të organizohen trajnime specifike për një numër të madh të nëpunësve policorë dhe se ata duhet të pajisen me teknologjinë përkatëse moderne informatike, si dhe softuer që do të rriste efikasitetin e tyre. Në këtë drejtim, porositi Markudovi, është e nevojshme të forcohet si bashkëpunimi ndërkombëtar përmes shkëmbimit me kohë të informacionit dhe përvojave, ofrimit dhe shkëmbimit të dëshmive, ashtu edhe bashkëpunimi në nivel kombëtar midis të gjitha subjekteve të përfshira në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (institucionet shtetërore, shoqatat qytetare, organizatat ndërkombëtare, sektori privat, etj.), si dhe ngritja e vetëdijes publike për rreziqet dhe pasojat e këtij lloji të krimit.

Për të inkurajuar këtë bashkëpunim, veçanërisht me qytetarët, Ministria e Brendshme ka vendosur në faqen e saj të internetit një mjet “Red Button” (Butoni i kuq) për të raportuar akte të ndryshme, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore. Përveç kësaj, Ministria e Brendshme ka hapur edhe një adresë emaili cybercrime@moi.gov.mk për raportimin e çdo forme të krimit të kryer në hapësirën kibernetike/onlajn.

Krahas Ministrisë së Brendshme, organizatat e mëposhtme të shoqërisë civile ofrojnë mundësi për raportim, informacione, por edhe mbështetje për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore:

- Porta e hapur – La Strada ka një linjë SOS për informacion, mbështetje dhe mbrojtje nga trafikimi i qenieve njerëzore – 0800 11111,

- Ambasada e parë e fëmijëve në botë – Megjashi ka telefon SOS për fëmijë dhe të rinj: 0800 1 2222 (linjë falas),

- Shoqata Maqedonase e Avokatëve të Rinj dhe SOS Fshati i Fëmijëve ofrojnë mbështetje juridike për viktimat e rrezikuara të krimeve të dhunshme – mbështetje juridike: 075238837 dhe mbështetje psikologjike: 071277180,

- Organizata e grave të Komunës së Shën Nikollës ka zyrë për ndihmë juridike dhe mbështetje psiko-sociale falas: ofron takim me psikolog me telefon, në 032444620 ose me e-mail në womsvetinikole@yahoo.com

Ekziston nevoja për arsimim digjital dhe vetëmbrojtje digjitale të prindërve, veçanërisht fëmijëve

Për të luftuar këtë lloj krimi, edhe në diskutimet gjatë tryezës së rrumbullakët, u theksua nevoja e madhe për të forcuar vetëdijen dhe njohuritë në fushën e arsimimit digjital në lidhje me përdorimin e mediave sociale, si për fëmijët ashtu edhe për prindërit e tyre. Paralelisht me arsimimin digjital, është gjithashtu e nevojshme të njihen me vetëmbrojtjen digjitale, respektivisht të mësojnë se si të mbrojnë veten dhe si të parandalojnë që të bëhen viktima të grabitqarëve në internet dhe të tërhiqen në zinxhirin e trafikimit të fëmijëve.

СВР Скопје - Единица за економски и компјутерски криминал вчера поднесе кривична пријава против Ф.М. од Скопје, за постоење основано сомнение дека пријавениот во повеќе наврати врз повеќе лиц

Pyetja është se cila është "zgjidhja bajpas" derisa përgatitemi të përgjigjemi - a është ky një përmirësim i plotë i të gjithë sistemit, një qasje e shëndetshme nga procesi arsimor për atë se si të mbrohen fëmijët.

Siç bëjnë të ditur ekspertët e kësaj fushe, duhet t'i kushtohet shumë më tepër vëmendje sistemit “HAVALA” të hetimeve financiare dhe bitkointeve si një sfidë në hetime.

Si prioritet të investohet në burimet njerëzore – hulumtuesit kibernetikë si profesion i ri, me shkathtësi për të kërkuar në aplikacionet përmes të cilave ka më shumë gjasa për TIK TQNJ.

"T'i kushtohet vëmendje arsimimit tonë digjital për të vendosur fotografi të fëmijëve në rrjetet sociale, sepse inteligjenca artificiale i ruan ato fotografi ose të dhëna të mundshme diku dhe mund t 'i përdorë ato edhe në trafikimin e qenieve njerëzore. Le të mbrohemi me vetëmbrojtje digjitale, para së gjithash të rriturit dhe natyrisht fëmijët që kanë kontribuar në postimin e fotografive, porosisin dhe paralajmërojnë ekspertët.

Si të ndiqen paratë nga TIK trafikimi i qenieve njerëzore

Një nga sfidat kryesore është gjithashtu se si të ndiqen paratë e fituara nga TIK TQNJ, meqë kriminelët dhe tregtarët po përdorin gjithnjë e më shumë edhe kriptovalutat.

Përparimi i teknologjisë po krijon shqetësime në rritje për mënyrën e rekrutimit, infiltrimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, por edhe përdorimin e kriptovalutave për pastrimin e parave. Interneti, telefonat celularë me aplikacione, rrjetet sociale ndihmojnë grupet kriminale për TQNJ.

 

Финансискиот регулатор на Велика Британија, Financial Conduct Authority објави предупредување за инвестиции во криптовалути во државата во кое се нагласува дека крипто-инвестициите и кредитир

Gjithnjë e më shumë, aktivitetet kriminale përdoren si vegël e preferuar Telegram, what,s up, por gjërat bëhen më të vështira kur përdoret Darknet. Arsyeja kryesore është anonimiteti, sepse ato janë shumë të vështira për t'u zbuluar nga autoritetet e ndjekjes. Përdoren aplikacione që janë të vështira për t'u zbuluar. Shtrohet pyetja nëse një skrinshot dhe reklamimi në internet mund të përdoret si provë në procedurat gjyqësore", shprehet eksperti ndërkombëtar.

Edhe në BE, reklamimi onlajn për shërbimet seksuale është fenomen në rritje dhe në lulëzim. Veçanërisht trendi në rritje është reklamimi i fëmijëve, ndërsa ka edhe faqe ku klientët mund të japin edhe vlerësime për ata që reklamojnë.

Në nivel evropian, potencon eksperti ndërkombëtar, rritet numri i të dënuarve për TQNJ, ndërsa bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm për sukses në luftën kundër TQNJ-së transnacionale. 

Зголемувањето на високите врски и растот на денешните неизбежни социјални мрежи доведе до опасност педофилите да демнат кај наивните деца ширум светот, а службениците од редот и законот преду

TQNJ është tërheqëse për aktorët kriminalë për shkak të shkallës së lartë të përfitimit. Blerësit përfitojnë gjithashtu nga rritja e konkurrencës në tregjet e trafikimit të qenieve njerëzore. Trafikantët e qenieve njerëzore janë në pozitë të zvogëlojnë operacionet e tyre në rrugë dhe t'i zhvendosin ato plotësisht në hapësirën virtuale", paralajmëron eksperti, duke shtuar se kapaciteti i teknologjisë për të ulur rrezikun për trafikantët në tregun e trafikimit të qenieve njerëzore ka implikime të rëndësishme pasi mund të çojë në rritje të mosndëshkimit dhe aktiviteteve kriminale në këtë fushë.

Taksisti britanik Satbir Arora ka marrë çmimin për heroizëm pasi shpëtoi një vajzë të vogël që i tha ta çonte në stacionin

Satbir Arora po ngiste vajzën 13-vjeçare që duhej të transportonte nga Oksfordshir në stacionin e trenit Glloster. Mirëpi, kur kanë mbërritur në destinacion, askush nuk e ka pritur atë në stacionin e trenit, gjë që menjëherë i ka shkaktuar dyshime.

Vajza i ka thënë atij se vozitjen do ta paguajë Sem Hevings (24), njeriu që duhej ta priste.

"Për taksistin ka qenë e dyshimtë dhe i ka telefonuar bashkëshortes, me të cilën drejton shërbimet e taksisë, për t'i thënë se kujdeset për vajzën e vogël. Pastaj ia ka dhënë vajzës telefonin, ndërsa ajo i është rryfyer bashkëshorters së tij duke i thënë se prindërit e saj nuk e dinë se ku është ajo", transmeton portali britanik "Metro".

Atëherë, taksisti dhe bashkëshortja e tij vendosin të thërrisnin policinë. Arora ka kërkuar telefonin e vajzës dhe i ka telefonuar njeriut me të cilin ajo është dashur të takohet dhe ka regjistruar bisedën.

Policia shkoi në shtëpinë e tij dhe e arrestoi pasi gjeti një çantë shpine në të cilën ka pasur thika, shirit ngjitës dhe ilaçe të forta kundër dhimbjeve. Më vonë, u zbulua se ai po fliste për rrëmbim, gjumë dhe përdhunim përmes bisedës në internet.

Vetë Hevings u dënua me pesë vjet burg, ndërsa si dëshmi është përdorur regjistrimi i bisedës që e ka zhvilluar taksisti.

(Ky tekst është huazuar nga fejsbuku Zhenski magazin/Zenski magazin) Cvetanka Minovska

Foto: Arkivi i MIA-s dhe Zyra e programit e Këshillit të Evropës në Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR