Muhamed përsëri është emri më i popullarizuar për foshnja në Angli
- Emri Muhamed edhe në vitin 2024 është emri më i popullarizuar për foshnja- djem të lindur në Angli dhe Uells, për të dytin vit radhazi.
- Post By Fami Bajrami
- 14:24, 1 gusht, 2025
Londër, 1 gusht 2025 (MIA) – Emri Muhamed edhe në vitin 2024 është emri më i popullarizuar për foshnja- djem të lindur në Angli dhe Uells, për të dytin vit radhazi.
Në vendin e dytë janë Noa dhe Oliver, njëjtë si një vit më parë në vitin 2023.
Olivia dhe Amelia janë emrat më të popullarizuar për vajza për të tretin vit radhazi, ndërsa Isla ra nga vendi i tretë dhe u tejkalua nga Lili, raporton Bi-Bi-Si.
Listën e emrave më të popullarizuar e publikoi Zyra për statistika kombëtare e cila harton listën bazuar në të dhënat nga regjistrat e lindjeve.
Emrat e rinj që hynë në 100 emrat më të njohur për vajza janë Nora, Mila, Roza, Atena, Sara dhe Zoi. Emrat e rinj për djemë janë Ostin, Vini, Jahua.
Muhamed mban vendin e parë si emër mashkullor më i popullarizuar me 5.721 foshnja me këtë emër. Në pesë nga nëntë rajonet në Angli, Muhamed është më i popullarizuari, ndërsa në Uells është në vendin e 57-të. Në listë janë gjendur edhe variacione tjera me këtë emër: Mohamed është në vendin e 21-të me 1.760 djem dhe Mohamad i 53-ti me 986.
Foto: Zyra për Statistika kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar