• e hënë, 23 dhjetor 2024

Muhamed Junus u kthye në Bangladesh për t'u ndalur në krye të Qeverisë së përkohshme

Muhamed Junus u kthye në Bangladesh për t'u ndalur në krye të Qeverisë së përkohshme

Daka, 8 gusht 2024 (MIA) - Fituesi i Çmimit Nobël për paqe për vitin 2006, Muhamed Junus, mbërriti në Bangladesh për të qëndruar në krye të qeverisë së përkohshme, i cili duhet të betohet më vonë pasdite, vetëm tri ditë pasi Qeveria e kryeministres Sheik Hasina Vazed ishte rrëzuar në protestat e dhunshme studentore, njoftoi DPA.

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së armatës së Bangladeshit, gjenerali Vaker Uz Zaman dhe organizatorët kryesor të lëvizjes studentore kundër diskriminimit e pritën Junus, pioner për mikrokreditim kundër varfërisë, në aeroportin e kryeqytetit Daka, ku mbërriti me aeroplan nga Parisi.

Kanalet televizive private në Bangladesh direkt e transmetuan mbërritjen e tij nga aeroporti, derisa mijëra njerëz u mblodhën jashtë duke e pritur.

Pasdite në pallatin presidencial në Bangababan Junus duhet të betohet së bashku me grupin e këshilltarëve në qeverinë e propozuar kalimtare.

Vendimi për emërimin e tij u miratua të martën në takimin ndërmjet organizatorëve kryesorë të protestave, funksionarë të lartë dhe presidentit të Bangladeshit Mohamed Shahabudin.

Në ndërkohë, situata në Daka filloi të normalizohet, ndërsa prej dje zyrat, bankat dhe kompanitë pjesërisht janë hapur, tre ditë pasi ish kryeministrja dha dorëheqje dhe u arratis në Indi.

Në mungesë të policisë, në rrugë ishin vërejtur studentë të cilët e rregullojnë komunikacionin në udhëkryqe të ndryshme nëpër qytet. Disa prej tyre i ngjyrosën muret, të cilat ishin ngjyrosur me grafite antiqeveritare dhe parulla gjatë protestave të dhunshme studentore.

Në protestat e dhunshme, që filluan në korrik, humbën jetën rreth 400 persona, ndërsa u inicuan me kërkesat për ndërprerje të sistemit qeveritar kontravers për kuota për vendet e punës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR