• e premte, 22 nëntor 2024

Muhamed Junus e dha betimin si kryeministër i përkohshëm i Bangladeshit

Muhamed Junus e dha betimin si kryeministër i përkohshëm i Bangladeshit

Dakë, 8 gusht 2024 (MIA) - Nobelisti Muhamed Junus sot pasdite në pallatin presidencial në Bangababan e dha betimin si kryeministër i përkohshëm i Bagladeshit, tre ditë pasi që ish-kryeministrja Sheik Hasina u arratis nga vendi për shkak të protestave të dhunshme kundër qeverisë së saj.

Shefi i Shtatmadhorisë së armatës së Bangladeshit, gjenerali Vaker Uz Zaman dhe organizuesit kyç të lëvizjes studentore kundër diskriminimit e pritën Junus (84), pionier në mikrokreditimin kundër varfërisë, në aeroportin e Dakës, ku arriti me aeroplan nga Parisi.

Kanalet private televizive në Bangladesh e transmetuan drejtpërdrejtë arritjen e tij në aeroport, përderisa disa mijëra njerëz u tubuan jashtë për ta pritur.

Vendimi për emërimin e tij u soll të martën në takimin mes organizuesve kryesorë të protestave, oficerë të lartë dhe presidentit të Bangladeshit, Mohamad Shahabudin.

Në protestat e dhunshme, që filluan në korrik, jetën e humbën mbi 400 persona, ndërsa u inicuan me kërkesën për ndërprerje të sistemit kontrovers qeveritar për kuota për vende të punës.

Ndërkohë, situata në Dakë filloi të normalizohet, ndërsa prej dje zyret, bankat dhe kompanitë pjesërisht janë të hapura, tre ditë pasi që ish-kryeministrja dha dorëheqje dhe u arratis në Indi. ab/

Foto: ЕPА

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR