• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mucunski: Zgjedhje të qeta dhe demokratike, presim më shumë vota dhe kryetarë komunash nga zgjedhjet e kaluara lokale

Mucunski: Zgjedhje të qeta dhe demokratike, presim më shumë vota dhe kryetarë komunash nga zgjedhjet e kaluara lokale

Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) – Zgjedhje të qeta dhe demokratike është vlerësimi i VMRO-DPMNE-së për Zgjedhjet e sotme lokale. Nënkryetari i partisë Timço Mucunski në konferencën e parë për media pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19 në selinë e VMRO-DPMNE-së theksoi se koalicioni të cilin e kryesojnë do të fitojë në pjesën më të madhe të komunave. Presim, shtoi ai, edhe më shumë kryetarë komunash nga zgjedhjet e kaluara. 

“Maqedonia pati zgjedhje të qeta dhe të suksesshme që përmbushin kriteret më të larta për një proces zgjedhor demokratik. Ndoshta zgjedhjet më shembullore dhe më të qeta në historinë tonë më të re. Prandaj, merita u takon kryesisht qytetarëve të Maqedonisë. I falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre, vendosmërinë e tyre dhe dëshirën e vazhdueshme për të shpërblyer punën, projektet dhe për të qenë në anën e duhur”, tha ai.

Presim, siç tha, fitore të madhe e cila do të jetë festë e vullnetit të qytetarëve, por edhe porosi për të gjithë ata që e tërheqin në fund të anës së gabuar në mosveprim të plotë, pa koncept dhe pa vizion. “Maqedonia vendosi sot t’i japë fund kësaj”, shtoi Mucunski. 

“Disa informacione që flasin për parregullsi dhe akuza të caktuara kanë për qëllim të njollosin procesin zgjedhor dhe ne e shohim si një strategji të LSDM-së dhe kundërshtarëve tanë politikë për të kërkuar një alibi për humbjen që padyshim po vjen”, tha ai dhe theksoi se pritet që ajo parti të reformohet.

Sipas Mucunskit, fitorja do të jetë e pastër dhe e qartë dhe kjo për ta si  parti në pushtet do të jetë përgjegjësi të cilën nuk guxojnë ta tradhtojnë. fc/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR