• e premte, 05 dhjetor 2025

Mucunski: Së bashku me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Tajani, do të organizojmë një diskutim shumë të rëndësishëm për Korridorin 8

Mucunski: Së bashku me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Tajani, do të organizojmë një diskutim shumë të rëndësishëm për Korridorin 8

Bruksel, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Në margjinat e takimit ministror të sotëm të NATO-s do të kemi një diskutim shumë të rëndësishëm për Korridorin 8, i cili ka rëndësi kyçe politike dhe sigurie për përmirësimin e lidhshmërisë, por gjithashtu edhe për mobilitetin strategjik ushtarak, deklaroi sot në mëngjes ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë mbërritjes në takimin e sotëm të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel.

"Unë dhe kolegu im italian, Antonio Tajani, do të jemi bashkënikoqir të kësaj ngjarje, në të cilën shpresoj se do të mund të bisedojmë jo vetëm për Korridorin 8, por edhe për Ballkanin Perëndimor, ku ka ndikim të madh nga ana e Rusisë, Kinës, si dhe nga aktorë të tjerë të përfshirë", theksoi Mucunski.

Kur bëhet fjalë për takimin ministror, Mucunski theksoi se në të bëhet fjalë për implementimin e asaj që u ra dakord në Samitin e NATO-s në Hagë, për planet për forcimin e gatishmërisë së Aleancës, si dhe për mbështetjen për Ukrainën, nën kushte kur shihet momentumi dhe dritarja e mundësive për arritjen e paqes, ku, siç tha, janë përkushtuar plotësisht sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, dhe i gjithë ekipi i tij.

"Shohim atë dritare të qartë të mundësive për arritjen e një paqeje të tillë dhe sigurisht do të qëndrojmë në mbështetje të këtij momenti ekzistues", shtoi Mucunski. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR