Mucunski për punën e Komisionit Maqedoni-Bullgari: Politika nuk ka të drejtë të ndërhyjë në lirinë akademike
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në lidhje me punën e Komisionit të ekspertëve Maqedoni-Bullgari për çështje historike dhe arsimore, theksoi se politika nuk ka të drejtë të ndërhyjë në lirinë akademike, ndërsa detyrimi i anëtarëve të këtij trupi është të debatojnë dhe të nxjerrin përfundime, bazuar në metoda shkencore.
- Post By Ramize Qamili
- 12:55, 12 nëntor, 2025
Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në lidhje me punën e Komisionit të ekspertëve Maqedoni-Bullgari për çështje historike dhe arsimore, theksoi se politika nuk ka të drejtë të ndërhyjë në lirinë akademike, ndërsa detyrimi i anëtarëve të këtij trupi është të debatojnë dhe të nxjerrin përfundime, bazuar në metoda shkencore.
"Një gjë të cilën thashë në fillim të mandatit tonë është se politika nuk ka të drejtë të ndërhyjë në lirinë akademike. Detyrimi i anëtarëve të atij komisioni është të diskutojnë, të debatojnë dhe nëse ia dalin mbanë, të arrijnë në disa përfundime bazuar në njohuritë e tyre shkencore. Kështu që, politika ka hequr duart, që kur Qeverinë e udhëheqë kryeministri Mickoski dhe që kur unë jam ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme", tha Mucunski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri ,e nënkryetarin e EIB-së, Robert De Grot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar deklaratën e bashkryesuesit të Komisionit, Angel Dimitrov se Komisioni ngec në punën e tij.
Mucunski theksoi se ata nuk kanë ushtruar presion dhe as nuk kanë ndikuar, diçka që, siç tha, për fat të keq ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa për të cilën ka dëshmi nga anëtarët e Komisionit në atë kohë.
"Unë nëse do të hyjë të komentojë për atë që tha Dimitrov, ndërsa më besoni kam një qëndrim personal si person, gjegjësisht shumë nga gjërat që ai tha në periudhën e fundit, atëherë sipas të gjitha gjasave do të arrija qëllimin që ai dëshiron edhe ai, ta politizojë atë proces. Unë e vetmja gjë që mund ta përsëris dhe e them shpesh këtë si individ që vjen nga një mjedis akademik, është se ata duhet të punojnë si shkencëtarë në kuadër të atij Komisioni", shtoi Mucunski.
Ministri potencoi se ka interpretime të ndryshme të situatave të caktuara nga të dyja palët, por, siç theksoi, ua lënë punonjësve akademikë të debatojnë në mënyrë të pavarur, të diskutojnë dhe nëse arrijnë sukses të vijnë në përfundime.
"Ne nuk duhet të bëjmë asnjë presion, as me interpretimin tonë të fakteve, as duke vendosur afate kohore. Ata kanë lirinë të punojnë siç është më së miri", u përgjigj Mucunski.
Dimitrov për BNT deklaroi se Komisioni "është një lloj alibie në marrëdhëniet aktualisht shumë të ndërlikuara midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut" dhe shtoi se ai beson se puna e tij momentalisht është në ngecje.
Komisioni i përbashkët shumëdisiplinor i ekspertëve për çështjet historike dhe arsimore javën e kaluar në Shkup mbajti takimin e tij të 38-të të rregullt, në përputhje me planin vjetor të punës.
"Gjatë takimit, pala maqedonase dorëzoi libra të reja shkollore për Historinë dhe Shoqërinë për klasat e pesta dhe të gjashta. Duke pasur parasysh realitetin e ri, në takim u diskutua qasja dhe metodologjia e ardhshme në lidhje me diskutimet rreth librave shkollore. Diskutimi për këtë temë do të vazhdojë në takimin e ardhshëm, kumtoi ekipi maqedonas në Komision.
Në takim u nënshkruan procesverbalet e takimit të 31-të dhe vazhdoi koordinimi i procesverbaleve të takimit të 32-të.
"Theksojmë, ekipi maqedonas përmes qasjes së tij proaktive në ndërtimin e besimit, vazhdon të gjejë zgjidhje të qëndrueshme, të bazuara në respektin e ndërsjellë për të drejtën sovrane të tjetrit për të pasur një perceptim të ndryshëm të së kaluarës", theksohet në kumtesë.
Takimi i radhës do të mbahet në gjysmën e parë të dhjetorit në Sofje.