Mucunski: Me sukses realizojmë reformat e vështira lidhur me BE-në, por kërkojmë parashikueshmëri në atë rrugë
- Jemi të gatshëm të përfundojmë reformat e vështira - dhe tashmë po e bëjmë këtë. Me këtë qartë, demonstrojmë drejtimin strategjik në të cilin po ecim. Por koha është që dhe Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe shtetet anëtare të tregojnë përkushtim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski për NewsMax Balkans ku foli për integrimet evropiane të vendit, çështjet rajonale, anëtarësimin në NATO, partneritetin me BE-në në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për investimet e huaja.
- Post By Ramize Qamili
- 12:39, 22 gusht, 2025
Shkup, 22 gusht 2025 (MIA) - Jemi të gatshëm të përfundojmë reformat e vështira - dhe tashmë po e bëjmë këtë. Me këtë qartë, demonstrojmë drejtimin strategjik në të cilin po ecim. Por koha është që dhe Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe shtetet anëtare të tregojnë përkushtim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski për NewsMax Balkans ku foli për integrimet evropiane të vendit, çështjet rajonale, anëtarësimin në NATO, partneritetin me BE-në në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për investimet e huaja.
Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar në integrimet evropiane përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të matura që vetë Unioni ka vendosur, por se për përparimin e vendit nevojitet vendosmëri, qasje e drejtë dhe rrugë e parashikueshme dhe shtoi se vendi qëndron fort në prioritetet e tij strategjike të anëtarësimit në NATO, përkushtimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe partneritetit strategjik me SHBA-në.
Ministri iu referua edhe anëtarësimit në NATO dhe kontributit të vendit drejt sigurisë rajonale, evropiane dhe globale, duke përfshirë dhe atë përmes Partneritetit për siguri dhe mbrojtje midis Maqedonisë dhe BE-së si dhe marrëveshjeve rreth partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuara dhe Hungarinë.
Për pjesën e ekonomisë, shefi i diplomacisë theksoi se sipas statistikave të fundit, Maqedonia e Veriut është lider në rajon dhe në Evropë sa i përket vëllimit të investimeve të huaja në raport me BPV-në.
"Qytetarët dhe bizneset duan t’i ndiejnë rezultatet në terren. Më shpesh, përfitimet e investimeve të mëdha janë të dukshme pas gjashtë muajsh deri në një vit, nëpërmjet vendeve të reja të punës dhe të paguara më mirë, rritjes së produktivitetit dhe bashkëpunimit me kompanitë vendase", theksoi Mucunski.
Ai potencoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në koordinim me Drejtorinë e ZZHTI-së punon për të ofruar siguri dhe mbështetje për investitorët e huaj, me qëllimin përfundimtar që qytetarët të ndiejnë efektin e investimeve në standardin e tyre të jetesës.
"Premtoj se do të punojmë edhe më shumë për t'u pozicionuar edhe më mirë në matjen tjetër vitin e ardhshëm", theksoi ministri Mucunski në intervistën për NewsMax Balkans. rq/
Foto: MPJdheTJ