• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSH në Rripin e Gazës: Vriten rreth 18.000 palestinezë që nga fillimi i konfliktit

MSH në Rripin e Gazës: Vriten rreth 18.000 palestinezë që nga fillimi i konfliktit

 Gazë, 10 dhjetor 2023 (MIA)  -  Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gazë janë vrarë rreth 18 mijë palestinezë, ndërsa 49.500 janë lënduar, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf Al-Kidra. 

Ai deklaroi se në 24 orët e fundit janë vrarë 297 palestinezë dhe mbi 550 janë plagosur. 

 Forcat izraelite paraprakisht sot njoftuan se që nga fillimi i konfliktit, 425 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën, ndërsa 1.593 janë plagosur.

 Nga 1.593 izraelitë të plagosur, 255 janë plagosur rëndë, 446 janë plagosur lehtë dhe 892 janë lënduar më lehtë, raportoi "Tajms of Izrael".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR