MSH në Rripin e Gazës: Më shumë se 23.000 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet izraelite
- Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot bëri të ditur se të paktën 23.084 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:55, 8 janar, 2024

Gazë, 8 janar 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot bëri të ditur se të paktën 23.084 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori.
Përveç kësaj, janë plagosur 58.926 persona.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 249 persona, ndërsa janë plagosur 510.
Foto: Arkivi i MIA-s