• e premte, 05 korrik 2024

MSH në Gazë: Në sulmet izraelite mbi kampin Xhabalija jetën e humbën 90 palestinezë

MSH në Gazë: Në sulmet izraelite mbi kampin Xhabalija jetën e humbën 90 palestinezë

Gazë, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Në sulmet izraelite kundër refugjatëve në kampin Xhabalija, në pjesën veriore të Gazës, jetën e kanë humbur 90 palestinezë, informuan mbrëmë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Në incizimet e publikuara në internet, siç theksojnë, mund të shihni pasojat e sulmit të fundit izraelit, palestinezët që gërmojnë nëpër rrënoja me duar dhe lopata në kërkim të të mbijetuarve, raporton Bi-Bi-Si.

Pas një nga sulmet izraelite kundër këtij kampi muajin e kaluar, Zyra për të drejtat e njeriut të KB-së njoftoi se "ka shqetësime serioze se këto janë sulme jo proporcionale që mund të përbëjnë krime lufte".

Nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, forcat izraelite disa herë kanë sulmuar refugjatët në kampin Xhabalija. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR