• e mërkurë, 27 nëntor 2024

MSH: Deri më tani 28 persona e kanë marrë ilaçin "trikafta", në mënyrë etapore do ta marrin të gjithë pacientët

MSH: Deri më tani 28 persona e kanë marrë ilaçin

Shkup,13 shkurt 2024 (MIA) - Raporti i Entit shtetëror për revizioni (ESHR) për Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve i përket punës së klinikës për vitin 2022 dhe tremujorin e parë të vitit 2023, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).

Nga Ministria theksojnë se deri më tani 28 persona kanë marrë "trikafta" dhe se ilaçin në mënyrë etapore do ta marrin të gjithë pacientët.

"Buxhetin e kushtëzuar të cilëin Klinika për sëmundje të fëmijëvee ka marrë më 9.-2.2022 nga FSSHRMV-së, për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike me medikamentin "trikafta" ka qenë 140.000.000,00 denarë dhe është dedikuar për trajtimin e tetë pacientëve. Në kuadër të buxhetit të njejtë, janë përfshirë edhe katër pacientë, me pajtueshmëri të re nga Fondi nga 06.03.2023. Trajtimi i grupit të parë prej tetë pacientëve ka qenë për 11 muaj, ndërsa grupi i dytë prej katër pacientëve për 10 muaj", shkruhet në komunilkatë.

Nga Ministria theksojnë se nuk ekziston subjektivizëm gjatë përzgjedhjes për mjekim të pacientëve me fibrozë cistike.Lista e pacientëve është bërë nga grupi punues në Ministri, pas kontrolleve të bëra mjekësore të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike, sipas pikave.

"Deri më tani 29 pacientë e kanë marrë ilaçin, ata në mënyrë etapore përfshihen në terapi dhe të gjithë pacientët do ta pranojnë ilaçin "trikafta". Ky ilaç është siguruar, miratuar nga Agjencia mjekësore evropiane dhe efekti nga terapia është i shpejtë, i dukshëm dhe i qëndrueshëm", theksohet në kumtesë.

Konform rekomandimeve të mara nga ESHR, siç theksohet, Klinika ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për realizimin e tyre. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR