• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPPS fillon me fushatë për "Siguri dhe shëndet në epokën digjitale“, sindikatat kërkojë kushte optimale për punë

MPPS fillon me fushatë për

SHkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Me rastin e Javës evropiane të Sigurisë dhe shëndetit në punë (SSHP), Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Këshilli për siguri dhe shëndet në punë, në partneritet me Zyrën e Fondacionit "Fridrih Ebert" në Shkup, organizuan një ngjarje për të shënuar këtë javë dhe për të shënuar kontributin e përbashkët në rritjen e ndërgjegjësimit për rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në vendet e punës.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, hapi sot manifestimin dhe falënderoi të gjithë palët relevante që kontribuojnë në vazhdimësi në angazhimet e përbashkëta në fushën e promovimit dhe avancimit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Pikërisht gjatë kësaj jave, në të gjithë Evropën, në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në vendet kandidate për anëtarësim, duke përfshirë edhe vendin tonë, po organizohen një numër i madh eventesh. Në këtë drejtim, një nga mesazhet kryesore të Fushatës Evropiane të SSHP dhe Javës Evropiane të SSHP është mesazhi se: “Siguria dhe shëndeti në punë na prek të gjithëve njëlloj. Janë të mira për secilin prej nesh.  Janë të mira gjithashtu edhe për biznes”, tha Trençevska.

Ministrja shpjegoi se në përputhje me praktikën tashmë të krijuar, është realizuar dhe zbatuar procedura e vlerësimit të sistemeve të SSHP në kuadër të kompanive nga Republika e Maqedonisë së Veriut që kanë aplikuar në thirrjen publike. Ajo theksoi se zgjedhjet e këtij viti organizohen edhe nga Këshilli i SSHP, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe me përfshirjen e ekspertëve të sigurisë në punë dhe doktorët e mjekësisë së punës, të cilët morën pjesë në vlerësimin e kompanive.

Ajo njoftoi gjithashtu nisjen e fushatës së re të ministrisë.

“Ne po nisim një fushatë të re evropiane për vende pune të shëndetshme që do të zbatohet gjatë dy viteve të ardhshme. Kjo fushatë e Agjencisë Evropiane për SSHP (EU-OSHA), do të titullohet "Puna e sigurt dhe e shëndetshme në epokën digjitale" dhe do t'i kushtohet ndërgjegjësimit për teknologjinë digjitale dhe digjitalizimin gjithnjë e më të theksuar në punë dhe ndikimin që ajo ka në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve”, theksoi Trençevska.

Shtefan Hudolin, nga delegacioni i Bashkimit Evropian në vend, e potencoi rëndësinë e shëndetit dhe sigurinë gjatë punës dhe e theksoi përkushtimin e BE-së që ta sigurojë mirëqenien e punonjësve, të promovojë rrethim të shëndetëshëm në punë, si dhe të sigurojë mbrojtje të fuqisë punëtore, e cila ka rezultuar me kornizë ligjore, konsistente me qëlimet ekonimike dhe sociale të Unionit.

Siguria e shëndetit në punë, thotë Hudolin, është një nga fushat për të cilat BE-ja beson se ka realizuar efekte më të mëdha. Me kornizë solide ligjore Unioni përfshin numër më të madh të rreziqeve.

Koordinatori i programit të Fondacionit "Friedrih Ebert", Valon Sadiki, theksoi se në tre vitet e fundit, së bashku me MPPS dhe Këshillin për siguri dhe shëndet në punë, janë realizuar një sërë aktivitetesh në drejtim të përmirësimi i kushteve të punës, si hartimi i një propozim ligji të ri për sigurinë dhe shëndetin në punë, hartimi i strategjisë dhe planit të ri të veprimit për SSHP, si dhe kremtimi i javës evropiane për sigurinë dhe shëndetin në punë për herë të dytë kete vit.

"Për ne si fondacion ndërkombëtar që i promovon vlerat socialdemokratike, siç janë drejtësia, liria dhe solidariteti, mirëqenia e punëtorëve është e një rëndësie të madhe", tha Sadiki.

Në fund të aktivitetit u nda edhe Çmimi Kombëtar për kompaninë me sistemin më të mirë të implementuar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë për vitin 2023. Fitues të çmimeve janë: Miniera"SASA", Alkaloid - Shkup dhe Rade Koncar TEP - Shkup. mb/

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR