• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ-ja ruse: Të paktën 31 civilë janë vrarë në ofensivën ukrainase mbi rajonin rus Kursk

MPJ-ja ruse: Të paktën 31 civilë janë vrarë në ofensivën ukrainase mbi rajonin rus Kursk

Moskë, 23 shtator 2024 (MIA) - Në ofensivën ukrainase ndaj rajonit Kursk deri më 5 shtatori jetën e kanë humbur tridhjetë e një civil, njoftoi sot Ministria ruse për Punë të Jashtme, cituar nga mediat britanike. 

Ministria shtoi se deri në datën e caktuan në operacionin e forcave ukrainase janë lënduar 256 persona. 

Ukraina më 6 gusht ndërmori ofensivën më të madhe të kryer në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore, thonë mediat britanike. Njësitë tokësore ukrainase e kaluan kufirin në rajonin perëndimor rus Kursk, të shoqëruar nga dronë dhe zjarr artilerik, përfshirë sistemet e armëve të prodhimit perëndimor.

Sipas informacioneve nga Moska, nga 6 gushti deri tani nga rajoni Kurs janë shpërngulur rreth 131.000 civilë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR