• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPJ-ja me propozim për ndryshime të Ligjit për masa restriktive, me të cilat edhe aktet juridike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë bazë valide për vendosje të këtyre masave

MPJ-ja me propozim për ndryshime të Ligjit për masa restriktive, me të cilat edhe aktet juridike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë bazë valide për vendosje të këtyre masave

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jahstme fillon debat publik lidhur me ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, të cilat kanë për qëllim zgjerimin e shtrirjes së këtyre masave kufizuese, si dhe instrumentet që janë në dispozicion të shtetit në kushte të masave kufizuese të vendosura, informoi sot në brifing me mediat, shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

"Konform zgjidhjes aktuale, Ligji për masa kufizuese i rregullon çështjet e vendosjes, ndryshimit dhe ndërprerjes së validitetit të masave restriktive, si dhe mekanizmat e koordinimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të të njëjtave, si dhe baza për vendosje të masave kufizuese në zgjidhjen aktuale janë - rezoluta të domosdoshme të Këshillit të Sigurisë të KB-së, akte juridike të BE-së, organizata tjera, ku është i anëtarësuar vendi dhe me kërkesë të organeve kompetente të shteteve tjera për çështje të terrorizmit dhe përhapjes së armëve", theksoi Osmani në një deklaratë për media pas brifingut me gazetarët.

Atë që e propozojmë me këto ndryshime të Ligjit në këtë debat publik, shtoi Osmani është që të shtohen si bazë për vendosje të masave kufizuese nga ana e shtetit dhe akteve juridike të SHBA-së dhe akteve juridike të Mbretërisë së Bashkuar, që do të thotë krahas Këshillit të Sigurisë, Bashkimit Evropian, tani edhe aktet juridike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë bazë e vlefshme për vendosje të masave restriktive.

"Si instrumente që shteti i ka me rastin e vendosjes së masave kufizuese, përveç embargos së armëve, ndalimi i hyrjes në Maqedoninë e Veriut për qytetarët që nuk janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, natyrisht edhe masat financiare duke përfshirë konfiskimin e pasurisë, megjithatë zgjerohet Ligji edhe me një shtrirje dhe ky është i pari, nga qëllimet e Ligjit, përveç sigurisë ndërkombëtare, demokracisë, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit janë futur edhe si synime që duam t'i arrijmë me ndryshimet në Ligjin për masat kufizuese, si dhe janë shtuar dy instrumente të rëndësishme, pasi institucioni propozues është i obliguar që të gjitha provat materiale, jomateriale t'i dorëzojë në Prokurorinë Publike dhe Prokuroria Publike është e obliguar ligjërisht të fillojë menjëherë një procedurë, një procedurë penale, duke përfshirë konfiskimin e pasurisë dhe nëse ky hetim përfundon me ngritjen e akuzës, atëherë futen dy instrumente të reja, që është pezullimi i përkohshëm i funksionit publik dhe ndalimi për pjesëmarrje në procesin e furnizimit publik deri në vendimin e plotfuqishëm të gjykatës", sqaroi Osmani. 

Kjo, nënvizoi Osmani, janë ndryshimet kushtetuese të Ligjjit për masa kufizuese, shtimi i akteve jurudike të SHBA-së si bazë për vendosje krahas atyre të BE-së dhe detyrimit që institucioni propozues që t'i kërkojë dhe t'i parashtrojë të gjitha dëshmitë materiale deri në Prokurori me aktakuzë, parandalim të përkohshëm të kryerjes së funksionit publik dhe ndalesës për pjesëmarrje në procedurë për furnizime publike nëse bëhet fjalë për subjete juridike.

“Lista e zezë” e Departamentit Amerikan të Shtetit u zgjerua vitin e kaluar me disa emra të njohur nga vendi. Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, Orce Kamçev, Sergej Samsonenko, Ramiz Merko... Ata iu bashkuan ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov.

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, pas vendosjes në listë Koço Angjushen, tha se kjo është një tjetër dëshmi se SHBA-ja do të vazhdojë të sanksionojë aktorët e korruptuar në vend dhe paralajmëroi se do të pasojnë emërime të tjera. Ajo më pas tha se “do të pasojnë më shumë emërime, por fakti është se përpjekjet tona dhe sanksionet tona nuk mund ta rregullojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u takon zyrtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi të kërkojnë llogaridhënie dhe ndryshim”.

Në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria njoftoi se po punon për një iniciativë për ndryshimin e rregulloreve ligjore për trajtimin e personave që janë në listën e sanksioneve, në mënyrë që të zgjerohet shtrirja dhe përveç KB-së dhe BE-së të përfshihen edhe sanksionet e vendosura, të cilat i vendosin SHBA-ja.

Zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, në një konferencë për media në fund të dhjetorit, tha se Qeveria duhet të krijojë parakushte ligjore për ndjekjen penale të personave që janë futur në listën e zezë në sistemin e drejtësisë maqedonase këtu në vend, në vendet tjera. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR