• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ-ja bullgare me urim për Ilindenin

MPJ-ja bullgare me urim për Ilindenin

Shkup, 2 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në llogarinë e saj në Tuiter ka dërguar një mesazh urimi për festën e Ilindenit në Maqedoninë e Veriut.

"Gëzuar festën kombëtare të Maqedonisë së Veriut! Së bashku ruajmë kujtimin e veprave të luftëtarëve për liri dhe barazi. Së bashku shikojmë drejt së ardhmes së përbashkët - Bashkimit Evropian, shkruan MPJ bullgare në Tuiter.

Më herët, presidenti Rumen Radev i ka dërguar një mesazh urimi kolegut të tij Stevo Pendarovski me rastin e festës shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilinden - Ditën e Republikës, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit.

Në mesazhin e urimit, presidenti bullgar vuri në dukje se këtë vit shënohet 120 vjetori i "Kryengritjes Ilinden-Preobrazhen - një ngjarje madhështore dhe domethënëse nga e kaluara e përbashkët historike dhe kulturore e Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut".

"Qëllimi dhe vetëmohimi i heronjve të kryengritjes Ilinden-Preobrazhen është një nga urat e kohës që lidh dy vendet dhe qytetarët e tyre", thekson kreu i shtetit bullgar. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR