MPJ ruse: Rusia është e gatshme për takimin Putin-Tramp në Budapest nëse është përgatitur mirë dhe të bazuar në marrëveshjet në Alaskë
- Rusia është e gatshme për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Tramp në kryeqytetin hungarez Budapest, nëse ai është përgatitur mirë dhe bazuar në marrëveshjet nga takimi i dy liderëve në shtetin e Alaskës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:34, 14 nëntor, 2025
Moskë, 14 nëntor 2025 (MIA) - Rusia është e gatshme për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Tramp në kryeqytetin hungarez Budapest, nëse ai është përgatitur mirë dhe bazuar në marrëveshjet nga takimi i dy liderëve në shtetin e Alaskës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë.
Trampi dhe Putini u takuan më 15 gusht në Enkorixh, Alaskë. Të dy duhej të bisedojnë në Budapest muajin e kaluar, por takimi i tyre u anulua.
Kontaktet midis ministrit të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov dhe sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marko Rubio do të vazhdojnë nëse është e nevojshme, shpjegoi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Maria Zaharova.
Foto: Arkivi i MIA-s