• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ ruse: Perëndimi po përpiqet të destabilizojë situatën në Serbi

MPJ ruse: Perëndimi po përpiqet të destabilizojë situatën në Serbi

Moskë, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova e akuzoi Perëndimin se po përpiqet të destabilizojë situatën në Serbi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit.

Janë të dukshme përpjekjet e Perëndimit kolektiv për të shkund situatën në vend, duke përdorur teknikat e grushteve të shtetit në Maidan, vlerësoi Zaharova. “Respektimi i rreptë i fjalës dhe frymës së Kushtetutës së vendit dhe respektimi i zgjedhjes së popullit serb, i cili votoi për interesat e tij kombëtare, janë e vetmja përgjigje e mundshme”, shtoi Zaharova, e cila bëri një paralele mes protestave në Serbi dhe atyre Maidan në Kiev që çuan në ardhjen në pushtet të forcave pro-perëndimore në Ukrainë në fillim të vitit 2014.

Disa nga protestuesit që po kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe lokale në Serbi kanë tentuar dje të hyjnë në Kuvendin e Beogradit, duke thyer xhamat me gurë para se të shtyhen nga policia. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR