• e martë, 05 nëntor 2024

MPJ ruse: Finlanda me hyrjen në NATO hoqi dorë nga identiteti unikat dhe e humbi pavarësinë

MPJ ruse: Finlanda me hyrjen në NATO hoqi dorë nga identiteti unikat dhe e humbi pavarësinë

Moskë, 4 prill 2023 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të jashtme sot e dënoi ashpër hyrjen e Finlandës në NATO, duke cekur se ky vend nordik nuk do të "ndikojë në kurfarë vendimesh".

"Me hyrjen në NATO, Finlanda hoqi dorë nga identiteti unikat dhe e humbi pavarësinë e vet, që me dekada i jepte status të veçantë në punët ndërkombëtare", ceket në kumtesë, transmetuar nga Indeks.hr.

"Finlanda u bë anëtare e vogël e NATO-s pa mundësi ndikimi nnë çfarëdo lloj vendimesh. E humbi aftësinë për të pasur zë në punët ndërkombëtare", shtojnë nga atje.

MPJ ruse konfirmoi se hyrja e Finlandës në NATO do të ketë "efekt negativ" ndaj marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR