• e martë, 24 dhjetor 2024

MPJ: Mitreva do të mbahet mend për përkushtimin dhe pakompromisin e saj në mbrojtjen dhe promovimin e interesave të shtetit

MPJ: Mitreva do të mbahet mend për përkushtimin dhe  pakompromisin e saj në mbrojtjen dhe promovimin e interesave të shtetit
Shkup, 1 gusht 2022 (MIA) - Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme me keqardhje të madhe morën lajmin për vdekjen e ish-ministres së Punëve të Jashtme, Ilinka Mitreva, informon MPj-ja.
"Mitreva la gjurmë të mëdha në punën e Ministrisë. Do të mbahet mend për përkushtimin dhe pakompromisin e saj në arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme, mbrojtjen dhe promovimin e interesave të shtetit", theksohet në kumtesë.
Nga MPj-ja theksojnë se gjatë mandatit të saj, vend të veçantë zë marrja e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Mitreva, e cila ishte iniciatore e miratimit të Ligjit të parë për Punët e Jashtme, vendosi standarde të larta në punën e saj të përditshme, duke dhënë shembull personal me angazhimin e saj të parezervë, për çka vlerësohej dhe respektohej nga punonjësit. Ministria i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së saj", shtohet në kumtesë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR