• e enjte, 02 janar 2025

MPJ: Franca do të bashkëpunojë ngushtë me Netanjahun edhe përkundër urdhër-arrestit të GJNP-së

MPJ: Franca do të bashkëpunojë ngushtë me Netanjahun edhe përkundër urdhër-arrestit të GJNP-së

Paris, 27 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria franceze sot kumtoi se ka ndër mend të bashkëpunojë ngushtë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu edhe përkundër urdhrit për arrestimin e tij nga Gjykata ndërkombëtare penale.

Javën e kaluar GJNP dha urdhër për arrestimin e Netanjahut dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant, duke i akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Autoritetet franceze prej atëherë jepnin deklarata të paqarta rreth asaj nëse Franca do ta arrestojë Netanjahun nëse arrin në vend.

Kryeministri francez, Mishel Barnie këtë javë deklaroi në Parlament se Franca në mënyrë "rigoroze" do t'i respektojë obligimet e veta sipas të drejtës ndërkombëtare, që ministri i Punëve të Jashtme Zhan-Noel Baro e përsëriti në intervistën e sotme.

Por, në kumtesën e re, MPJ pohon se Netanjahu dhe personat e tjerë të dyshuar nga fletë-arrresti ndërkombëtar kanë imunitet sepse Izraeli nuk është anëtare e GJNP-së, që "do të merret parasysh nëse GJNP kërkon prej nesh t'i arrestojmë dhe dorëzojmë".

"Franca ka ndër mend të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me kryeministrin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë në mënyrë që të arrihet paqja dhe siguria për të gjithë në Lindjen e Afërt", ceket në kumtesën e MPJ-së franceze.

Në kumtesë shtohet edhe se "miqësia historike i lidhë Francën dhe Izraelin - dy demokraci të përkushtuara ndaj sundimit të së drejtës dhe drejtësisë". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR