• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ e Ukrainës e dënoi zhvendosjen "e detyruar" të popullatës nga Zaporozhje dhe Herson

MPJ e Ukrainës e dënoi zhvendosjen
 – Autoritetet ukrainase e kanë dënuar ashpër zhvendosjen e popullatës nga rajonet Zaporozhje dhe Herson në Krime ose Rusi, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kiev. “Administrata pushtuese ruse ka nisur zhvendosjen masive të detyruar të banorëve” nga rajoni Herson, më konkretisht nga Skadovsk dhe Kahovka në Krime apo Rusi, thekson MPJ e Ukrainës. Sipas ministrisë, Rusia po kryen zhvendosje të ngjashme në rajonet Zaporozhje, Lugansk dhe Donetck, si dhe në Krime. Zhvendosja, siç tregohet, pasohet nga plaçkitja e objekteve industriale, kulturore, arsimore, institucione mjekësore, si dhe shtëpi dhe banesa private. Gjithashtu raportohet se trupat ruse po vendosin eksploziv në hidrocentralin "Kahovska", aktivizimi i të cilit do të shkaktonte një fatkeqësi njerëzore dhe humanitare të përmasave të mëdha. Присилното преселување сериозно го крши меѓународното право, наведува украинското МНР, повикувајќи се на член 49 од Женевската конвенција од 1949 година. Киев уште ја повика меѓународната заедница да ја осуди Русија, да воведе нови санкции и да ја зголеми воената помош за Украина за да и помогне да ги врати териториите што се „под окупација“. аб/ Zhvendosja e detyruar shkel rëndë ligjin ndërkombëtar, thekson MPJ e Ukrainës, duke cituar nenin 49 të Konventës së Gjenevës të vitit 1949. Kievi i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të dënojë Rusinë, të vendosë sanksione të reja dhe të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën për ta ndihmuar atë të rimarrë territoret që janë "nën okupim". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR