• e premte, 05 korrik 2024

MPJ e Ukrainës: Centrali bërthamor Zaporozhje mund të shndërrohet në “bombë të pistë”

MPJ e Ukrainës: Centrali bërthamor Zaporozhje mund të shndërrohet në “bombë të pistë”

Kiev, 7 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës thekson se Rusia mund ta shndërrojë termocentralin bërthamor të Zaporozhjes në një "bombë të pistë".

Qendra për kontroll të sëmundjeve e definon bombën si "një përzierje eksplozivi, siç është dinamiti me pluhur radioaktiv ose fishekë".

“Kur dinamiti ose një lëndë tjetër shpërthyese aktivizohet, shpërthimi sjell materiale radioaktive në rrethinë”, thekson Qendra.

Rusia e kontrollon centralin bërthamor që nga marsi i vitit të kaluar, ndërsa së fundmi janë shfaqur informacione se forcat e saja kanë vendosur eksploziv në majë të dy ndërtesave në uzinë.

Më parë, një numër i madh ekspertësh bërthamorë deklaruan se shpërthimi në termocentral nuk do të përbënte një rrezik real radiologjik jashtë hapësirës së termocentralit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR