• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ e Estonisë: NATO ka tre deri në katër vite ta përforcojë mbrojtjen e saj

MPJ e Estonisë: NATO ka tre deri në katër vite ta përforcojë mbrojtjen e saj

Varshavë,14 shkurt 2024 (MIA) - Ministri estonez i Punëve të Jashtme, Margus Çakna deklaroi sot se NATO-ja ka rreth tre ose katër vite që ta përforcojë mbrojtjen e saj, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e përforcon "makinerinë ushtarake" të vendit të tij.

Çakna në konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Polonisë tha se Estonia nuk e shikon Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për vendet tjera baltike, Lituaninë dhe Letoninë, sepse Moska është përfshirë me sulm në Ukrainë.

"Por, duhet të kuptojmë se makineria ushtarake ruse është lansuar në vëllim të madh, kapacitet prodhues dhe mentalitet, sepse Putini tani kontrollon gjithçka", tha ai në konferencën, në të cilën mori pjesë me nikoqirin e tij, ministrin polak të Punëve të Jashtme, Radek Sikorski. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR