• e martë, 24 dhjetor 2024

MPJ: Dy shtetas tanë janë evakuuar në një kamp në Marakesh pas tërmetit në Marok

MPJ: Dy shtetas tanë janë evakuuar në një kamp në Marakesh pas tërmetit në Marok

Shkup, 9 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllime për viktimat nga tërmeti katastrofik që goditi Marokun, me epiqendër në provincën Al Hauz, në jugperëndim të Marakeshit.

Nga MPJ-ja informojnë se Përfaqësia jonë diplomatiko-konsullore në Kajro është në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për qytetarët që mund të jenë në rajonet e prekura dhe nevojën për evakuim.

"Në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Kajro, deri më tani janë paraqitur vetëm dy shtetas tanë, të cilët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në një kamp në Marrakesh, në gjendje të mirë dhe nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit", theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Ftojmë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe në numrin SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/273-732. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR