MPB-ja e Kosovës: Pikat kufitare Jarinjë, Merdare dhe Bërnjak, janë liruar për qarkullim
- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës sot njoftoi se pikat kufitare me Serbinë, Jarinje, Merdar dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim.

Prishtinë, 20 qershor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës sot njoftoi se pikat kufitare me Serbinë, Jarinje, Merdar dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim.
"Rrugët tashmë janë të lira për qarkullim, ndërsa për dalje dhe hyrje në territorin e Kosovës duhen tre deri në pesë minuta”, njoftoi Qendra kombëtare për menaxhim kufitar të MPB-së kosovare. Në ueb faqen e Qendrës nuk ka informacione për gjendjen me kamionët me mallra serbe, që më herët nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës", njofton Beta.
Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, kamionistët mbrëmë kanë organizuar protesta në pikën kufitare Jarinjë dhe Merdare. qa/bsh/