MPB-ja do të informojë qytetarët për rregullat e reja gjatë udhëtimit në BE për të mos pasur vonesa në vendkalime
- Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë informacion në kohë dhe të plotë për qytetarët në lidhje me rregullat e reja për udhëtimin në BE, që sipas paralajmërimeve do të hyjnë në fuqi më 12 të muajit të ardhshëm, në mënyrë që të mos ketë vonesa në vendkalimet rrugore.
- Post By Ramize Qamili
- 12:06, 9 shtator, 2025
Shkup, 9 shtator 2025 (MIA) - Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë informacion në kohë dhe të plotë për qytetarët në lidhje me rregullat e reja për udhëtimin në BE, që sipas paralajmërimeve do të hyjnë në fuqi më 12 të muajit të ardhshëm, në mënyrë që të mos ketë vonesa në vendkalimet rrugore.
Drejtori i Byrosë së sigurisë publike (BSP), Aleksandar Janev, sot në pyetjen e gaztarëve potencoi se ata janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët evropianë dhe se sipas paralajmërimeve fillestare dhe rregulloreve aktuale evropiane, qytetarët do të plotësojnë aplikimet onlajn.
"Diskutojmë çdo ditë se si ta bëjmë të gjithë këtë më të lehtë dhe më të arritshme për qytetarët tanë. Pajtohem, problemi më i madh mund të jenë kalimet rrugore me fqinjët tanë të cilët janë pjesë e Bashkimit Evropian. Prandaj, është detyrimi ynë t’i informojmë plotësisht qytetarët rreth kërkesave që duhet të dorëzojnë. Sipas rregulloreve aktuale, ky aplikim do të jetë onlajn, do të marrë kohë, do të jetë i shkurtër, por do të jetë i vlefshëm për dy vjet. Këto janë paralajmërimet fillestare, por kur të marrim informacion zyrtar nga BE-ja, ai do të ndahet me qytetarët. Kjo rregullore është nga BE-ja ndërsa ne jemi të detyruar ta respektojmë atë", tha Janev i cili mori pjesë në ngjarjen për të zëvendësuar targat e automjeteve zyrtare me targa të reja speciale dhe me ngjyrë.
Sipas informacioneve të fundit, sistemi për hyrje-dalje (EES) do të fillojë më 12 tetor të vitit 2025. Gradualisht, në periudhën prej gjashtë muajsh, do të zbatohet nga 29 vende evropiane (25 anëtarët e BE-së pjesë e zonës Shengen, plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra), ndërsa me zbatimin e plotë që do të fillojë më 10 prill të vitit 2026, kur në mënyrë elektronike do të llogariten ditët e qëndrimit. Në këtë moment përmes sistemit të dytë, ETIAS, nuk kërkohet asnjë aksion nga ana e udhëtarëve, ndërsa Bashkimi Evropian do të ofrojë informacion shtesë në lidhje me datën specifike të fillimit të ETIAS të disponueshëm për lansimin e tij. rq/