• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB: Zbardhet në tërësi vrasja para QT “Mavrovasja”

MPB: Zbardhet në tërësi vrasja para QT “Mavrovasja”

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se SPB Shkup në tërësi i ka zbardhur veprat penale "vrasje" dhe "vrasje në tentativë", të cilat janë kryer dje në parking hapësirat prapa Qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku me përdorimin e armës së zjarrit është vrarë V.E. (58) nga Shkupi dhe në rr. “Stojna Stefkova”, ku me pistoletën është shtënë në drejtim të nëpunësve policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.

Nga MPB thonë se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve dhe reagimit të shpejtë të SPB Shkup, forcat speciale policore, helikopter dhe drone është kapur dhe është privuar nga liria autori i veprave penale E.K. (39) nga Shkupi.

"Menjëherë pas kësaj, nga ana e Njësitit për Kriminalitet të Dhunshëm-Njësia për Delikte të Gjakut dhe Delikte Seksuale pranë SPB Shkup janë kryer këqyrje në vendin e ngjarjeve, janë realizuar biseda me dëshmitarë si dhe bastisje në shtëpi dhe në disa lokacione tjera, janë kontrolluar video incizime dhe është realizuar kontrollë në terren për sigurimin e dëshmive materiale siç janë automjete, pistoletë, gëzhoja dhe sende të tjera. Nga ana e Departamentit për Ekzaminime Forenzike pranë MPB-së është kryer ekspertizë të gëzhojave dhe të pistoletës me ekzaminimin e së cilave lidhen të dy veprat penale me autorin E.K", qëndron në kumtesën e MPB-së.

Pas sigurimit të të gjithë materialit dëshmues, Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm – Njësia për Delikte të Gjakut dhe Delikte Seksuale pranë SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, kundër E.K. ka parashtruar kallëzim penal me procedurë të shpejtë për shkak të ekzistimit të dyshimit bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje” e dënueshme sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 4, veprës “vrasje në tentativë”, e dënueshme sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 dhe veprën penale "prodhim, mbajtje, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose mjeteve shpërthyese", e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Për personin e dytë të privuar nga liria ditën e djeshme nuk është konstatuar asnjë lidhje me ngjarjen dhe është lënë i lirë, ndërsa po merren masa intensive për gjetjen e një personi tjetër të përfshirë që dyshohet se ka ndihmuar kryerjen e veprës penale “vrasjes”. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR