• e hënë, 04 nëntor 2024

MPB: Të dhënat fillestare të obduksionit tregojnë në helmim si shkak i mundshëm i vdekjes së nënës dhe të bijës në Sllatinë të Tetovës

MPB: Të dhënat fillestare të obduksionit tregojnë në helmim si shkak i mundshëm i vdekjes së nënës dhe të bijës në Sllatinë të Tetovës

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA)- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë Themelore Publike- Tetovë po ndërmarrin masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit në fshatin Sllatinë të Tetovës ku dje u gjetën të vdekur nënë e bijë.

Të dhënat fillestare nga autopsia, bëjnë të ditur nga MPB, tregojnë për helmim si shkak të mundshëm të vdekjes së dy personave dhe nga viktimat janë marrë mostra për analiza toksikologjike shtesë me qëllim për të përcaktuar shkakun e helmimit.

"Te viktimat nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit publik do të merren mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët e tjerë të familjes - babai dhe një fëmijë tjetër, për të kontrolluar praninë e mundshme të toksinave te ta. Po ndërmerren masa të mëtutjeshme për zbardhjen e plotë të rastit", thonë në MPB.

QËNDRONI TË LIDHUR