MPB: Sekuestrohen mbi 40 ton drogë, operacioni vazhdon
- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se është duke u zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në kuadër të së cilës është sekuestruar një sasi e madhe marihuane. Te një person juridik në Shkup janë gjetur rreth nëntë ton marihuanë dhe mbi 1.300 shishe vaj kanabisi të prodhuar (gjysmëprodukt). Nga persona juridik në rajonin lindor ja marrë mbi 31 ton marihuanë dhe biomasë.
- Post By Fami Bajrami
- 17:24, 7 shkurt, 2026
Shkup, 7 shkurt 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se është duke u zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në kuadër të së cilës është sekuestruar një sasi e madhe marihuane. Te një person juridik në Shkup janë gjetur rreth nëntë ton marihuanë dhe mbi 1.300 shishe vaj kanabisi të prodhuar (gjysmëprodukt). Nga persona juridik në rajonin lindor ja marrë mbi 31 ton marihuanë dhe biomasë.
"Në koordinim me Drejtorinë e doganave dhe Komisionin kompetent për kontrollin e këtij lloji aktiviteti nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer kontrolle te disa persona juridikë, aktiviteti kryesor i të cilëve është kultivimi i bimëve, atyre aromatike dhe medicinale dhe bimëve që përdoren në farmaci dhe në koordinim me prokurorin publik nga Zyra e Prokurorit publik për parandalimin dhe kontrollin e trafikimit të drogës, po ndërmerren masa dhe aktivitete për të përcaktuar faktet nëse marihuana e sekuestruar së fundmi në Republikën e Serbisë ka origjinë nga vendi ynë", tha zëdhënësi i policisë, Goce Andreevski.
Duke pasur parasysh se njëri nga të dyshuarit dhe personat e ndaluar në Republikën e Serbisë është pjesë e strukturës së pronësisë së personit juridik nga Shkupi, siç tha ai, "u kryen kontrolle dhe verifikime të hollësishme mbi sasinë e gjetur në personin juridik dhe dokumentacionin e plotë të gjetur në ambientet e personit juridik".
"Bazuar në dokumentacionin e gjetur nga Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë u hartua një raport, në të cilin u gjetën një sërë parregullsish në funksionim dhe një mosrespektim i madh i sasive që personi juridik posedon, prodhon, siguron dhe asgjëson. Duke pasur parasysh parregullsitë e gjetura dhe pas një njoftimi të paraqitur nga Prokurori publik kompetent, sasia e plotë e marihuanës së gjetur u hoq nga ambientet e personit juridik. Gjithashtu u kryen kontrolle në disa persona juridikë në rajonin lindor, ku komisioni kompetent konstatoi gjithashtu parregullsi dhe mosrespektim të sasive që personat juridikë posedojnë, prodhojnë, sigurojnë dhe asgjësojnë, pas së cilës sasia e gjetur u konfiskua", tha Andreevski.
Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK), ku është formuar një ekip i posaçëm për këtë dhe raste të ngjashme, do të vazhdojë në periudhën në vazhdim me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.
Nga MPB informojnë se pas përfundimit të aksionit dhe zbardhjes së plotë të rasteve në detaje do ta informojë publikun.
Foto: arkivi i MIA-s
Video: MPB