MPB me helikopter po e shuan zjarrin mes Makedonski Brodit dhe Komunës së Pllasnicës
- Post By Arta Bunjaku
- 18:40, 1 nëntor, 2022

Shkup, 1 nëntor 2022 (MIA) - Pas paraqitjes në Qendrën për menaxhim me kriza Sektori për njësi ajrore të MPB-së sot intervenoi në rajonin mes Makedonski Brodit dhe Komunës së Pllasnicës me një helikopter të llojit Bell 212 me ç'rast janë hedhur mbi 7 tonë ujë.
Sipas paralajmërimeve nga MPB, shuarja e zjarrit do të vazhdojë nesër në mëngjes me qëllim të fundit të vënies nën kontroll të zjarrit.
"Vitin e fundit Ministria e Punëve të Brendshme punon së bashku me Sektorin për njësi ajrore, për nevojat e Njësisë së helikopterëve për dedikime policore, e cila në suaza të MPB-së ekziston që nga viti 1969 dhe është e pajisur me 3 helikopterë të llojit 'Bell', i njohu nevojat e shtetit për përballje më të suksesshme me zjarret, e matë edhe mbrojtje më e mirë për qytetarët dhe pronën. Në mënyrë që të mundësohet shfrytëzim i suksesshëm i pajisjes ishte zbatuar trajnim ndërkombëtar nga policia sllovene, dhe atë për bartje të ngarkesës pezull dhe për shuarje të zjarreve. Trajnimin e përfunduan me sukses të gjithë pilotët e Njësisë së helikopterëve për dedikime policore", kumtoi MPB.
Ky shembull, sipas tyre, është edhe një dëshmi se MPB është servis i qytetarëve dhe kjo tashmë është mënyrë e implementuar e punës në të gjitha segmentet e punës policore. ab/