• e enjte, 04 dhjetor 2025

MPB e Serbisë: Dy persona e humbën jetën dhe rreth 80 të tjerë u lënduan gjatë rrokullisjes së autobusit në afërsi të Mitrovicës së Sremit

MPB e Serbisë: Dy persona e humbën jetën dhe rreth 80 të tjerë u lënduan gjatë rrokullisjes së autobusit në afërsi të Mitrovicës së Sremit

Beograd, 17 tetor 2025 (MIA) - Dy persona e humbën jetën, ndërsa rreth 80 të tjerë janë lënduar dhe po dërgohen në Spitalin e prëgjithshëm në Mitrovicë të Sremit, pasi që autobusi i transportuesit "Sirmium bus" që transportonte punëtorë të kompanisë "Heltker" u rrokullis në afërsi të Mitrovicës së Sremit, kumtoi MPB e Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme theksoi se autobusi, për shkaqe të panjohura, doli nga rruga dhe u rrokullis. Fatkeqësia ndodhi sot rreth orës 14:45.

Pjesëtarë të policisë dhe shërbimeve për raste urgjente, si dhe prokurori kujdeestar i Prokurorisë themelore publike në Mitrovicë të Sremit, ndodhen në vendin e ngjarjes. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR