MPB e Hamasit: Palestinezët e zhvendosur filluan të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Gazës
- Palestinezët në Rripin e Gazës, të zhvendosur për shkak të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, në mëngjes filluan të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të territorit bregdetar pas "përparimit të bisedimeve me Izraelin", informon Ministria e Punëve të Brendshme e Hamasit.
- Post By Sara Ademi
- 08:43, 27 janar, 2025
Gazë, 27 janar 2025 (MIA) - Palestinezët në Rripin e Gazës, të zhvendosur për shkak të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, në mëngjes filluan të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të territorit bregdetar pas "përparimit të bisedimeve me Izraelin", informon Ministria e Punëve të Brendshme e Hamasit.
"Lëvizja e palestinezëve të zhvendosur filloi në rrugën Al Rashid nëpër pjesën përëndimore të korridorit Nezarim drejt qytetit Gazë dhe pjesës veriore të Rripit", thuhet në kumtesën e administratës së Hamasit.
Lufta në Rripin e Gazës filloi pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor të vitit 2023. Sipas të dhënave izraelite, atëherë janë vrarë pothuajse 1.200 njerëz, ndërsa janë rrëmbyer rreth 250 pengje.
Sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, rreth 47.000 palestinezë janë vrarë në ofensivën izraelite në enklavën bregdetare.
Më 19 janar hyri në fuqi armëpushimi gjashtë javësh ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s