MPB: Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve në Negotinë
- Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot rreth orës 13:00 në kryqëzimin Negotinë, është privuar nga liria një shkupjan pasi në automjetin e tij janë gjetur dy emigrantë. Personi është ndaluar nga shërbimi patrullues i policisë pasi paraprakisht nuk është ndalur në shenjën për ndalim ana ana e një shërbim tjetër patrullimi në kryqëzimin e Demir Kapisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:52, 2 qershor, 2023
Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot rreth orës 13:00 në kryqëzimin Negotinë, është privuar nga liria një shkupjan pasi në automjetin e tij janë gjetur dy emigrantë. Personi është ndaluar nga shërbimi patrullues i policisë pasi paraprakisht nuk është ndalur në shenjën për ndalim ana ana e një shërbim tjetër patrullimi në kryqëzimin e Demir Kapisë.
"Sot në ora 12:30 në kryqëzimin Demir Kapi nga ana e shërbimit patrullues nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë i ka dhënë shenjë për ndalim automjetit të pasagjerëve "alfa romeo" me targa të Shkupit, automjeti nuk është ndalur por ka vazhduar të lëvizë në drejtimi i Negotinës. Pas aktiviteteve të ndërmarra në orën 12:50 në kryqëzimin Negotinë, nga ana e një një shërbim tjetër patrullues i Stacionit Policor Mihajllovë automjeti është ndaluar dhe në të janë gjetur 2 emigrantë nga Siria, thuhet në njoftim", qëndron në kumtesë.
Nga MPB-ja thonë se A.N. nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin, është privuar nga liria, për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresa përkatëse, ndërsa emigrantët do të transferohen në qendrën pranuese-transitore. ar/
Foto: Arkivi i MIA-s