• e mërkurë, 26 qershor 2024

MPB: Arrestohet kontrabanduesi me migrantë

MPB: Arrestohet kontrabanduesi me migrantë

Shkup, 5 shkurt 2023 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Dojran i Vjetër dhe në ora 12:00 nëpunës policorë të Stacionit Policor për vendkalimin kufitar Dojran i Vjetër e kanë privuar nga liria M.K. (47) nga Republika e Serbisë.

"Në bashkëveprim me nëpunës doganorë është kryer kontrollë në automjetin transportues “daf” me gjysëmrimorkio, me tabela nacionale të Serbisë, të cilin ai e ka drejtuar, gjatë të cilit janë gjetur 20 persona migrantë nga Siria", theksohet në kumtesën e MPB-së.

thekson MPB-ja, personi është në mbajtje në stacion policor, kurse migrantët janë dërguar në qendrën për pranim për procedurë të mëtejme. Për rastin në fjalë është informuar edhe Prokurori Publik dhe pas dokuemntimit të plotë të rastit kundër M.K. do të parashtrohet kallëzim përkatës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR