MPB: Aksion kontrollues në objekte hotelierike në Tetovë dhe rajonin e Tetovës, arrestohen 30 shtetase të huaja për keqpërdorim të qëndrimit turistik
- Nëpunës policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Njësinë Nacionale për goditjen e kontrabandës së migrantëve dhe tregtisë me njerëz – Shkup, mbrëmë në periudhën nga ora 23:30 deri në ora 02:30, kanë realizuar një aksion kontrollues në një objekt hotelierik në fshatin Zhelinë, Tetovë, në pronësi të J.F. (48) nga fshati Zhelinë, dhe në një objekt hotelierik në Tetovë, ku si menaxher figuron I.A. (22) nga Tetova.
- Post By Melahat Baftija
- 15:27, 10 gusht, 2025
Shkup, 10 gusht 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Njësinë Nacionale për goditjen e kontrabandës së migrantëve dhe tregtisë me njerëz – Shkup, mbrëmë në periudhën nga ora 23:30 deri në ora 02:30, kanë realizuar një aksion kontrollues në një objekt hotelierik në fshatin Zhelinë, Tetovë, në pronësi të J.F. (48) nga fshati Zhelinë, dhe në një objekt hotelierik në Tetovë, ku si menaxher figuron I.A. (22) nga Tetova.
"Gjatë kontrollit në objektet janë gjetur 30 femra nga Rusia, Brazili, Serbia, Shqipëria, Argjentina dhe Kolumbia, pasi është konstatuar se kishin keqpërdorur qëndrimin turistik, pra kishin qëndruar në kundërshtim me qëllimin e tij", informojnë nga MPB-ja.
Ato janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj shtetaseve të huaja, pronarit dhe personit përgjegjës do të parashtrohen parashtresat përkatëse. mb/
Foto: MIA