Moti sot me vranësira të ndryshueshme, vende-vende me reshje lokale shiu
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit dhe të para të pasdites në pjesët perëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale shiu.
- Post By Melahat Baftija
- 07:23, 9 mars, 2026
Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit dhe të para të pasdites në pjesët perëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale shiu.
Vranësirat do të ulen në pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 1 deri në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë.
Në ditët në vijim do të ketë një periudhë me mot kryesisht stabil. Mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe gjatë ditës do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. mb/
Foto: MIA