• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Moti me vranësira, reshje të rrëmbyeshme lokale, erë e përforcuar dhe me bubullimë

Moti me vranësira, reshje të rrëmbyeshme lokale, erë e përforcuar dhe me bubullimë
Shkup, 2 shtator 2022 (MIA) - Deri në fund të ditës moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe erë e përforcuar, si dhe dukuri e rrallë e bubullimave. Në Luginën e Shkupit me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë mesatare deri të fortë. Gjatë natës atmosfera gradualisht do të stabilizohet. Temperatura më e lartë sot ishte në Gjevgjeli - 27 gradë, në Shkup-Zajçev Rid, në Shkup-Petrovec dhe në Demir Kapi - 26, Tetovë, Ohër, Prilep, Manastir dhe Shtip - 25, Strumicë dhe Pretor 24, Berovë, Kriva Pallankë dhe Vinicë– 23, Mavrovë – 19, Krushevë – 18 dhe Kodra e Diellit 13 gradë. Më së shumti shi ka rënë në Gjevgjeli 15 l/m2, në Shtip gjashtë, në Berovë katër, në Kodrën e Diellit dy dhe një/m2 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Pozharan, Manastir dhe Strumicë. Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 19, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 22 deri në 29 gradë. UV Indeksi do të jetë gjashtë. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë rreth 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 26 gradë celsius. Nga DPHM njoftojnë se nesër do të ketë mot të stabilizuar, kurse të dielën nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesët juglindore proceset do të jenë më intensive në formë stuhie afatshkurta. Të hënën në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu, e më pas moti do të jetë kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturave ditore. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR