• e enjte, 27 qershor 2024

Moti i ligë nga Kroacia e goditi Banja Llukën dhe veriun e Serbisë

Moti i ligë nga Kroacia e goditi Banja Llukën dhe veriun e Serbisë

Banja Llukë, 21 korrik 2023 (MIA) - Mot i ligë i shoqëruar me shi, erë të fuqishme dhe bubullima sot pas orës 19 e kaploi Banja Llukën. Era e fuqishme shkuli drurë në qendër të qytetit. 

Stuhia e fuqishme i kaploi Potkozharjen, si dhe komunat Gradishka, Sërbac dhe Laktash, ndërsa breshër ra edhe në komunën Novi Sad. 

Moti i ligë nga Italia përmes Sllovenisë dhe Kroacisë i goditi pjesët veriperëndimore të Bosnjës e Hercegovinës. 

Edhe qytetet serbe Sombor dhe Suboticë sonte janë goditur nga shiu i rrëmbyeshëm, bubullimat dhe era e fuqishme. 

Moti i ligë nga Kroacia e goditi Banja Llukën dhe veriun e Serbisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR