Moti i keq la pa çati disa shtëpi në Negotinë, drurët e rënë e bllokuan rrugën Dubrovë - Vojshanc

Negotinë, 16 gusht 2022 (MIA) - Moti i keq i shoqëruar me shi dhe erë i cili pasdite e kaploi rajonin e Negotinës, la pa çati disa shtëpi në Negotinë, ndërsa drurët e rënë e bllokuan rrugën Dubrovë-Vojshanc. Këtë për MIA-n e konfirmoi kryetari i Negotinës, Goran Stojanov.
"Është e vërtetë, sipas informacioneve fillestare, disa shtëpi kanë mbetur pa çati në lagjen Saat Kullë dhe disa në fshatin Timjanik. Zjarrfikësit e Negotinës dhe punonjësit e shërbimeve komunale, së bashku me zjarrfikësit e Kavadarit që do të vijnë në ndihmë, do të presin drurët e rëna në disa lokacione të komunës", sqaroi Stojanov.
Ai tha se bashkë me përfaqësues të shërbimeve komunale është në teren dhe po inspektojnë vendin. fc/