Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, paradite me reshje lokala të shiut dhe borë nëpër male
- Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu dhe bore, ndërsa në vendet më të larta dhe në male borë. Pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e dobët jugore, njoftoi Departamenti për Punë Meteorologjike.
- Post By Melahat Baftija
- 07:23, 22 janar, 2026
Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu dhe bore, ndërsa në vendet më të larta dhe në male borë. Pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e dobët jugore, njoftoi Departamenti për Punë Meteorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -4 deri në 0, ndërsa maksimale do të arrijë nga 2 deri në 7 gradë.
Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë 4 gradë.
Deri të shtunën moti do të jetë pjesërisht i vranët me rritje të temperaturës ditore. Në disa lugina do të ketë mjegull. Nga e shtuna drejt fundit të ditës priten reshje lokale shiu, ndërsa në male borë. Reshjet më të dendura do të ketë të dielën në orët e pasdites dhe të natës, kur në vendet më të larta do të shndërrohen në borë. mb/
Foto: MIA