• e mërkurë, 28 janar 2026

Mot me vranësira, nga fundi i ditës shi dhe borë

Mot me vranësira, nga fundi i ditës shi dhe borë

Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira në mëngjes, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës, vranësirat do të shtohen, fillimisht në pjesët perëndimore, e më pas do të ketë reshje shiu kudo, ndërsa në malet më të larta borë e lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë.

Në Shkup, me vranësira, ndërsa pasdite me shi të herëpashershëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë.

Nesër nga fundi i ditës dhe të enjten, përsëri do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në male borë e lehtë.

Të premten dhe të dielën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me kushte për shi dhe borë të lehtë lokale, ndërsa të shtunën dhe të hënën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR