• e premte, 20 mars 2026

Mot me vranësira dhe më freskët, në vendet më të larta kushte për borë

Mot me vranësira dhe më freskët, në vendet më të larta kushte për borë

Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më freskët. Kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale shiu. Për shkak të depërtimit të një mase ajri më të ftohtë nga veriu, në male do të ketë kushte për reshje bore, ndërsa në disa vende më të larta shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 14 gradë. 

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, veçanërisht paradite. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 12 gradë.

Në ditët në vijim, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët. Të enjten do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët perëndimore. Për shkak të uljes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, në male dhe në disa nga vendet më të larta do të ketë kushte që reshjet të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi verilindor. Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i thatë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR