Mot me vranësira dhe ftohtë deri të dielën, në disa vende me erë mbi 70 kilometra në orë
- Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik duke filluar prej sot do të ketë reshje më të bollshme të cilat pasdite dhe gjatë natës në zonat jugore dhe perëndimore, më saktë do të bjerë mbi 20l/m². Për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore, në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male - borë. Do të ketë erëra të forta, ndërsa gjatë natës, herë pas here të fuqishme, të cilat arrijnë shpejtësi mbi 70 km/orë, veçanërisht në pjesët verilindore.
- Post By Ramize Qamili
- 13:03, 1 prill, 2026
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik duke filluar prej sot do të ketë reshje më të bollshme të cilat pasdite dhe gjatë natës në zonat jugore dhe perëndimore, më saktë do të bjerë mbi 20l/m². Për shkak të zbritjes së një mase të ftohtë ajrore, në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male - borë. Do të ketë erëra të forta, ndërsa gjatë natës, herë pas here të fuqishme, të cilat arrijnë shpejtësi mbi 70 km/orë, veçanërisht në pjesët verilindore.
Reshje më të dendura shiu do të ketë nesër kur sipas parashikimit, pritet që lokalisht të bjerë mbi 30 litra për metër katror. Të premten dhe të shtunën, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale. Të shtunën do të ketë erëra të fuqishme e cila në disa vende do të arrijnë mbi 70 kilometra në orë.
Në Shkup, sot pasdite, gjatë natës dhe nesër do të ketë reshje shiu, të cilat kohë pas kohe do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m2). Nga e premtja moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi lokal.
Nga e diela vijon periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s