• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me diell me temperatura deri 23 gradë

Mot me diell me temperatura deri 23 gradë

Shkup, 14 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 15 deri në 23 gradë Celsius. 

Në Shkup, mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius. 

Siç kumton DPHM-ja, nën ndikimin e masave të lagështa ajrore, prej të mërkurën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR