• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale, për fundjavë temperaturat do të ulen

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale, për fundjavë temperaturat do të ulen

Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të jetë 30 deri në 37 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër dhe të shtunën në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë kushte për shi të kohëpaskohshme lokale dhe bubullima të rralla. Nesër do të fryjë erë e përforcuar, kohë pas kohe e fuqishme nga perëndimi dhe jugperëndimi, ndërsa gjatë fundjavës era do të ndryshojë drejtim në verior me intensitet mesatar, përgjatë Vardarit kohë pas kohe me intensitet të përforcuar. Temperaturat do të jenë në ulje. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR