• e diel, 06 tetor 2024

Mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

Mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 3, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, ndërsa nga e diela do të ketë reshje lokale shiu. Të premten dhe gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR