Mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohëshme të shiut
- Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme të shiut. Në disa vende, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë), me kushte për paraqitje të bubullimës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor.
- Post By Ramize Qamili
- 07:25, 10 nëntor, 2025
Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohëshme të shiut. Në disa vende, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë), me kushte për paraqitje të bubullimës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.
Në Shkup, kryesisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, më të dendura pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri më 17 gradë.
DPHM-ja paralajmëroi se nesër në orët e mëngjesit do të ketë reshje lokale ttë shiut. Do të fryejë mesatarisht, erë e fuqishme veriore përgjatë lumit Vardar. Pastaj, deri në fund të javës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë me temperatura më të ulëta të mëngjesit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s