• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe bubullima, tre ditët e ardhshme rritje të temperaturave ditore

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe bubullima, tre ditët e ardhshme rritje të temperaturave ditore

Shkup, 5 gusht 2025 (MIA) - Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë paraqitje të izoluara të paqëndrueshmërisë me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 24 deri 35 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior.

Siç informojnë nga DPHM-ja, në ditët në vijim do të ketë mot me diell me vransira mestare lokale. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Deri të shtunën do të jetë mot stabil dhe i nxehtë me rritje të temperaturave ditore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 28 deri 39 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR