• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot i ndryshueshëm me vranësira, erë dhe reshje lokale e bubullima

Mot i ndryshueshëm me vranësira, erë dhe reshje lokale e bubullima

Shkup, 22 gusht 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me erë dhe i paqëndrueshëm me shira dhe bubullima lokale. Do të fryjë erë e fuqishme, në disa vende madje e përforcuar nga drejtimi perëndimor (mbi 70 km/orë) në formën e stuhisë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri në 37 gradë Celsius.

Në Shkup, do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm, në formën e stuhisë afatshkurtre me erë të përforcuar deri e fuqishme nga drejtimi jugperëndimor.  Temperatura minimale do të ulet në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Të shtunën në pjesët perëndimore do të ketë reshje të herëpashershme të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi verior e cila do të vazhdojë edhe të dielën dhe do të shkaktojë rënie të temperaturave ditore. Pastaj moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të lehtë të temperaturave ditore. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR